Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi takimin me Prefektin e Qarkut Durrës në lidhje me problematikën e krijuar në grykëderdhjen e lumit Erzen
May 16, 2018
Përfundoi java e dytë e Task-Forcës nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Tiranë në bashkëpunim me të gjitha inspektoratet të cilat monitorojnë territorin
May 18, 2018

Nisur nga situata e rënduar e rreshjeve të shiut të ditës së djeshme në Qarkun e Tiranës dhe Qarkun e Durrësit, rezultoi ngritje e konsiderueshme e nivelit të lumit Erzen.

Nisur nga situata e rënduar e rreshjeve të shiut të ditës së djeshme në Qarkun e Tiranës dhe Qarkun e Durrësit, rezultoi ngritje e konsiderueshme e nivelit të lumit Erzen nga grykëderdhja deri në pjesën e territorit të Shijakut, i cili për pasojë shkaktoi përmbytje në disa zona të Bashkisë Shijak (fshati Hardhishte) dhe Bashkisë Durrës (fshati Sukth). Prefekti i Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Prefektin e Qarkut Durrës morën masa të menjëhershme, si evidentimin dhe verifikimin në terren me grupe pune, si dhe inxhinierë të fushës hidroteknike për konstatimin e zonave të përmbytura nga Sukthi në Shijak. U kërkua në takim dhe pjesmarrja në terren për evdentimin e problemeve Kr.i Bashkisë Shijak si dhe në bashkepunim me mbeshtetje nga sektori i emergjencave të këtij institucioni për monitorimin e situates nga afër për përgatitjen dhe marrjen e masave.
Pas lëvizjes në territor nga të tre institucionet u dakortësua marrja e masave si më poshtë:
1. Ndërhyrje në zonat e prekuara në ato segmente ku argjinaturat mbrojtëse të ishin të shpejta dhe efikase në lehtësimin e situatës.
2. Përgatitja e projekteve për një ndërhyrje afatgjatë në sistemin dhe rehabilitimin e lumit Erzen në pjesët e banuara.
3. Pastrimin në gjithë gjatësinë e lumit Erzen nga aluvionet dhe pemët ujore duke nisur grykëderdhja deri në fshatin Romanat (Hardhishte).

Comments are closed.