Në datën 14.11.2019, përfaqësues të Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë morën pjesë në ekspozitën me piktura të punuara nga fëmijët e spektrit autik i realizuar në ambientet e Komisionerit për Mbrojtjen nga diskriminimi. Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e ndërgjegjësimit të fëmijëve autik për të dhënë kontributin e tyre në komunitet. Në këtë ekspozitë u prezantuan 40 punime të realizuara nga fëmijët e këtij spektri nga qytetet si: Tirana, Elbasani, dhe Durrësi. Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin: z. Carlos Changes Ambasador i Brazilit në Shqipëri, përfaqësues të Komisionerit për “Mbrojtjen nga Diskriminimi”, përfaqësues nga Presidenca, përfaqësues nga Avokati i Popullit”, përfaqësues nga Ojf- të “Mops Special Needs”, “Clubi Kombëtar i prindërve të fëmijëve me CSA” dhe”Qendra per promovimin e konkurrueshmerisë”. Ekspozita qëndroi e hapur deri në datën 17.11.2019.