Përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin,dhuruan sot disa pajisje për trupën e shërbimit zjarrfikës në Vorë. Prefekti i Qarkut Tiranë z. Afrim Qëndro mori pjesë në këtë donacion modest, por shumë i çmueshëm për këta djem e burra që përballen me situata të rrezikshme sa herë bie zjarr apo shfaqet një emergjencë.