Sot më datë 23.07.2018 pranë ambienteve të insitucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u zhvillua takimi në lidhje me shqetësimet dhe problematikat e qytetarëve në Qëndrat Shëndetësore gjatë këtij sezoni veror.
Të pranishëm në takim ishin përfaqësues nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal, përfaqësues nga Drejtoria e Shëndetit Publik Kavajë dhe Rrogozhinë, përfaqësues nga Instituti Shtetëror Shëndetësor, nga Qëndra e Barnave dhe pajisjeve Farmaceutike si dhe perfaqësues nga tre Qëndra Shëndetësore në Qarkun e Tiranës.
Në takim u diskutuan çështjet në vijim:
1.Rezervat e Barnave kryesore në Qëndrat Shëndetësore.
2.Situata e virozave në Qark.
3.Vaksinimet
4.Shërbimi ambulator në zonat bregdetare
5.Dizinfektimet, Dezinsektimet, Deratizimet në zonat bregdetare.
Problem tjetër që u parashtrua nga të pranishmit ishte mungesa me mjek (okulist) në Qëndrën Shëndetësore të Specialiteteve Nr.2 pasi në këtë qendër ka një fluks te madh nxënësish të cilet gjatë muajit qeshor kërkojnë të pajisen me vërtetim mjekësor. Në përfundim të takimit Znj.Jahollari përgëzoi të pranishmit për punen e bërë në fushën e shëndetësisë si dhe shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunim të mëtejshëm.