Sot në datën 11.07.2018 pranë ambienteve të Prefektit të Qarkut Tiranë u zhvillua takimi në lidhje me problematikën e mos pagesës së disa mesuesëve (edukator)në Bashkinë Kamëz.
Të pranishëm në takim ishin Z.Zaim Kupa, nënkryetar i Bashkise Kamez
Znj.Ermion Cekani, drejtoresh ë Zyrës Arsimore Kamëz si dhe
Z.Gani Berisha, përgjegjës për arsimin në Bashkinë Kamëz.
Në takim u diskutua në lidhje me interpretimin e ligjit dhe ndarjen e kompetencave sipas detyrimeve ligjore që këto institucione kanë.
Duke qenë se, problematika është e mbartur prej dy vjetësh edhe në bashkitë e tjera të qarkut Tiranë u gjykua të zhvillohej edhe një takim në Ministrinë e Arsimit me qëllim që ti jepet një zgjidhje për rrugën e ndjekur.