Sot, më datë 1.11.2019 pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u organizua takimi i përbashkët me përfaqësues të Bashkisë Tiranë, Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut, dega Tiranë si dhe Organizatës së Veteranëe të LANÇ për përkujtimin e 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Përfaqësuesja e Bashkisë Tiranë znj. Ester Likaj, Drejtoreshë e komanduar pranë Drejtorisë së Promovimit të Qytetit relatoi mbi detyrat e realizuar deri më sot nga ana e strukturave të bashkisë për restaurimin dhe mirëmbajtjen e pllakave, busteve dhe lapidarëve të dëshmorëve dhe herojvë tonë.
Znj. Jahollari në cilësinë e kryetares së Komisionit Vendorë të Qarkut për përkujtimin e 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë kërkojë realizimin e kërkesave të bëra nga z. Ilir Shkëmbi, Kryetar i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut, dega Tiranë si dhe z. Dhimitraq Janaqi, Kryetar i Organizatës së Veteranève të LANÇ, deri më datë 14 Nëntor 2019.