Në zbatim të Urdhërit Nr.80, datë 12.06.2018 të ngritur nga Prefekti Qarkut Tiranë “Për Ngritjen e Grupit të Monitorimit dhe Kontrollit të masave nga subjektet shtetëore dhe private për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror 2018”, ditën e sotme datë 18.06.2018 pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, u realizua takimi i parë i Grupit të Monitorimit dhe Kontrollit.
Ky grup u njoh me tematikat e punës, të cilat do të ushtrohen për periudhën kohore 15.06.2018-15.09.2018.
Znj.Jahollari theksoi që puna e këtij grupi do fokusohet në monitorimin dhe kontrollin e çështjeve më të ndjeshme si për jetën e turistëve ashtu dhe për imazhin e vendit. Pikat më kryesore janë si më poshtë vijojnë:
1.Ushtrimi i kontrolleve të vazhdueshme në subjektet e tregëtimit dhe furnizimit të produkteve ushqimore për sigurinë ushqimore sipas sdandarteve të përcaktuara
2. Të hartohen dhe zbatohen planet për evidentimin dhe menaxhimin e mbetjeve urbane të ngurta.
3.Të hartohet dhe zbatohet programi i kontrollit për monitorimin e ndotjes akustike në destinacione turistike.
4.Të organizojë dhe mbështesë veprimtaritë argëtuese në bashkëpunim me njesitë e qeverisjes vendore, shoqata, subjekte publike e private etj.
5.Të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari pranë stacionit të plazhit, janë të detyruar të punësojnë Vrojtues Plazhi të kualifikuar dhe të trajnuar, për të shpëtuar jetën dhe për të dhënë ndihmën e parë mjeksore.