Prefekti i Qarkut Znj.Suzana Jahollari zhvilloi takimin me Sektorin e Emegjencave Civile për të bërë raportimin e detyrave të realizuara për vitin 2019. Secili nga punonjësit e këtij sektori bëri prezantimin e punës së tij individuale si dhe në grup të cilët kanë punuar me përkushtim për realizimin e objektivave të caktuara, siç janë parandalimi dhe marrja e masave për perballimin e emergjencave civile ne Qark. Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut janë zhvilluar mbledhjet e Komisionit të Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile në qark (KECQ), etj. Znj. Jahollari i falenderoi në mënyrë të veçantë për gatishmërinë e treguar në lidhje me situatën emergjente te fatkeqesise natyrore të krijuar për shkak të tërmetit të datës 26.11.2019 si dhe u percaktuan objektivat per vitin 2020.