Prefekti i Qarkut Tiranë z. Afrim Qëndro, së bashku me Kryetarin e Këshillit të Qarkut, z. Aldrin Dalipi i dorëzuan Ambasadorit të Ukrainës në Tiranë, z. Volodymyr Shkurov disa ndihma modeste. Këto ndihma, për nga volumi mbase nuk arrijnë t’i plotësojnë të gjitha nevojat, por sidoqoftë edhe kaq pak janë të domosdoshme në këtë situatë kritike në të cilën ndodhet vendi i tyre.