Sot, më datë 17.07.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, kryesoi një aksion për sigurimin e 3 hapësirave publike, përgjatë vijës bregdetare tek Mali i Robit dhe Golem, Bashkia Kavajë ku ishin të pranishëm Drejtori i Agjencisë Kombëtare të bregdetit, Z. Ledion Lako, si dhe Grupi i punës së monitorimit me përfaqësues nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Zyrës Vendore të Kujdesit Shëndetësor Kavajë, Stacionit të Policisë Kavajë,si dhe përfaqësues të Policisë Bashkiake Kavajë. Pas inspektimit dy ditor, 15 dhe 16 korrik 2019, të Grupit të monitorimit, ndërinstitucional, kryesuar nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, u realizua sigurimi i tre hapësirave publike përkatësisht tek hapësira përbri Hotel Serena dhe dy hapësira tek Murrizi, të cilat u kthyen në plazh publik, me anë të tabelave dalluese të vendosura në vendin e caktuar. Plazhit të Golemit sot ju shtuan rreth 5mije m2 hapësirë për plazh publik, pas sistemimit të rërës, bërë nga fadroma e firmës private dhe të mirëpërcaktuar nga tabelat dalluese.