Sot, në datë 11.12.2019 Prefekti i Qarkut Tiranë znj. Jahollari, mbajti një takim pranë shoqërisë Kastrati sh.a. ku u prit nga z. Shefit Kastrati dhe z. Gani Kastrati. Në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimin me sektorin privat dhe rëndësinë e biznesit në fushën ekonomike e sociale. Shoqëria Kastrati sh.a. është edhe një nga donatorët më të mëdhenj lidhur me fondet për përballimin e situatës post tërmet dhe Prefekti shprehu konsideratën për këtë shoqëri.