Sot, më datë 27.11.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari mblodhi Komisionin e Mbrojtjes Civile te Qarkut Tirane , ku ishin të pranishëm Znj. Elisa Spiropali Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Znj. Romina Kuko zv. Ministre e Brendshme, nga Agjencia për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore, MB, përfaqësuesit e 5 Bashkive te Qarkut, përfaqësues nga Kryqi i Kuq dhe përfaqësues të ekipit zvicerian të emergjencave civile si dhe te institucioneve vendore.
Në këtë takim u diskutua për masat emergjente për të përballuar situatën e rëndë të krijuar, si dhe marrjen e masave për ngritjen e grupeve për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga termeti. Në këtë kuadër Institucioni i Prefektit ka hartuar formularin e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara, i cili u është shpërndarë të gjithë anëtarëve në mënyrë që të kemi një procestë rregullt dhe të saktë për vlerësimin e dëmeve.
Për sa më sipër, u vendos që grupet e punës duhet të realizojnë këtë detyrë brenda 5 ditëve të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.
Gjithashtu është kërkuar bashkëpunim për rritjen e numrit të inxhinierëve të ndërtimit, gjatë procesit të vlerësimit të dëmeve, si dhe për vlerësimin e qëndrueshmërisë së objekteve.