Sot, më datë 05.02.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari mori pjesë në aktivitetin ceremonial të organizuar nga Bashkia e Tiranës për nder të Kongresit të Lushnjes dhe 100 vjetorit të Tiranës Kryeqytet. Aktiviteti u zhvillua në Bashkinë e Rrogozhinës ku ishin të pranishëm Kryetari i Këshillit të Qarkut si dhe Kryetarët e Bashkive Tiranë, Rrogozhinë, Peqin, Kavajë etj. Në fjalën e mbajtur nga kryetari i Bashkisë Tiranë z.Erion Veliaj u vendos theksi te akti heroik i politikanëve dhe patriotëve të 100 viteve më parë si dhe mesazhi i percjellë nga ata për ditët e sotme për të pasur një frymë të lartë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ndërinstitucional. Vlen të theksohet se në këtë takim iu dha një rëndësi e veçantë rolit të Prefekturës dhe vetë Prefektes së Qarkut Tiranë për predispozitetin dhe kontributin e veçantë në interes të koordinimit dhe bashkëpunimit në interes të funksionimit të plotë të institucioneve në drejtim të kryerjes me përgjegjësi të detyrave shtetërore .