Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi një takim me nënkryetarët e Bashkisë Kamëz dhe Bashkisë Kavajë.
November 12, 2019
Përfaqësues të Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë morën pjesë në ekspozitën me piktura të punuara nga fëmijët e spektrit autik i realizuar në ambientet e Komisionerit për Mbrojtjen nga diskriminimi.
November 14, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në ceremonin e zhvilluar në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, nga Bashkia Rrogozhinë, në Lapidarin e Margarita e Kristaq Tutulanit në Njësinë Administrative Gosë.

Ditën e sotme datë 13.11.2019 Prefekti i Qarkut Tiranë, mori pjesë në ceremonin e zhvilluar në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, nga Bashkia Rrogozhinë, në Lapidarin e Margarita e Kristaq Tutulanit në Njësinë Administrative Gosë.

Në këtë ceremony solemne ishin të pranishëm, Z. Haxhi Memolla, Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, Z. Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut, Z. Gjergj Velo, Kryetar i Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të LANÇ dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut, si dhe miq e të afërmë të të ndjervë Margarita dhe Kristaq Tutulani.

 

Në fjalën e saj Znj. Jahollari tha se Mesazhi që ne japim sot, në këtë jubile, është të vazhdojmë të qëndrojmë në anën e duhur të historisë, ashtu si 75 vite më parë. Të forcojmë pa ndërprerje shtetin ligjor, duke realizuar parimet themelore të demokracisë.

Comments are closed.