Sot, më datë 21.10.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari mori pjesë në ceremoninë e vlerësimit për Misionaren e Paqes Znj. Vasfije Krasniqi e cila është nderuar nga Kongresi Amerikan dhe Parlamenti Europian si e Mbijetuar dhe Dëshmitare Historike e dhunës serbe ndaj grave dhe vajzave të Kosovës gjatë luftës 1998-1999, e cila u organizua nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet me kryetar Z.Shefki Hysa. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të qeverisë, deputetë, përfaqësues nga trupi diplomatik në Tiranë, përfaqësues nga ambasada e Kosovës, si dhe të afërm e familjarë të Znj.Vasfije Krasniqi. Në fjalën e saj Znj.Jahollari shprehu mbështetjen dhe solidaritetin e saj për të nderuar Znj.Krasniqi për këtë mision kaq të shenjtë si aktiviste e mbrojtjes të së drejtave të njeriut, që theu heshtjen për të qenë sëbashku një zë i fuqishëm në mbrojtje të së drejtave të njeriut, të së drejtës universale për të jetuar jetën me dinjitet, për të ngritur fuqimisht zërin që këto krime lufte të mos ndodhin më kurrë dhe kriminelet të marrin ndëshkimin e merituar.