Sot, më datë 14.02.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari mori pjese në ceremoninë ku iu akordua titulli “Nderi i Qarkut Tiranë” nga kryetari i Këshilli i Qarkut Tiranë z.Aldrin Dalipi për nder të ish-presidentit te Republikës së Shqipërisë z.Alfred Moisiu. Në këtë ceremoni nderimi morën pjesë zv.ministri z.Petro Koçi, nenkryetari i bashkisë Tiranë z.Andi Seferi, gjenerali Bardhyl Kollçaku, kryetarët e bashkive të qarkut, familjarë, miq, të afërm dhe dashamirës të z.Moisiu. Në fjalën e mbajtur znj.Jahollari shprehu mirënjohjen e saj të thellë për punën dhe kontributin e tij të palodhur ndër vite në detyrat e shumta dhe të rëndësishme veçanërisht në atë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë në vitet 2002-2007.