Prefekti i Qarkut Tiranë organizoi takimin e përvitshëm në lidhje me mbarëvajtjen e procesit arsimor me institucionet qëndrore në nivel vendor dhe organet e qeverisjes vendore përgjegjëse.
September 13, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë mbajti mbledhjen e organit Këshillues të Prefektit nëzbatim të Nenit 23 të Ligjit 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”
September 17, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në ceremoninë në nderim te 77 vjetorit të Konferencës së Pezës, të organizuar në Pezë.

Sot, më datë 16.09.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari mori pjesë në ceremoninë  në nderim te 77 vjetorit të Konferencës së Pezës,  të organizuar në Pezë. Të pranishëm ishin Presidenti I Republikës së Shqipërisë Z.Ilir Meta, Zv/ kryeministri Z.Erion Braçe, Zv/ kryetarja e parlamentit Znj.Vasilika Hysi, Ministria e Shtetit për Parlamentin Znj.Elisa Spiropali, si dhe shumë deputete dhe zyrtare të lartë të vendit tonë.  Në fjalën e saj Prefektja tha se ndjehej e nderuar që sot ndodhet në Pezë për të përkujtuar dhe festuar me dinjitet një nga ngjarjet me peshë të madhe historike të luftës së shqiptarëve për liri,qe perkon me 75 vjetorin e clirimit te Atdheut. Ngjarje të tilla skaliten në memorien e një populli dhe kalojnë ndër breza si çaste krenarie për të gjithë ata burra të cilët historia i ka vlerësuar dhe do ti vlerësojë brez pas brezi.

 

 

Të dashur veteranë të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare dhe banore te Pezes heroike.


I nderuar kryetar i Bashkisë Tiranë,

Te nderuar përfaqësues të lartë të qeverisë shqiptare dhe pjesëmarrës.

Jam e nderuar te marr pjese ne kete organizim ceremonie në përkujtim të një prej ngjarjeve me peshë të madhe historike të luftës së shqiptarëve për liri.

Ne krenohemi sot për këtë ngjarje të ndodhur 77 vjet më parë në Pezë me 16 shtator 1942. Historia e ka vlerësuar dhe do ta vlerësojë si ngjarje qe ishte përcaktuese ne udhekryqin e historisë, një prej ngjarjeve më të mëdha e më të rëndësishme të popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Protagonistët e këtij kuvendi ishin 20 delegatë përfaqësues të krahinave dhe besimeve të ndryshme fetare, klasave e shtresave me bindje te ndryshme politike.

Konferenca u zhvillua ne nje periudhe te veshtire per Shqiperine dhe keta burra e gra, delegate nga e gjithe Shqiperia, u bashkuan me parullen “Te bashkohemi pa dallim klase, feje, krahine, dhe ideje” per te cliruar vendin.

Clirimi i Shqipërisë është meritë e bijave dhe bijve më të mirë të vendit, e partizaneve Shqiptarë, ushtrisë dhe Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare. Roli i ushtarëve partizanë dhe Luftës së saj është i rëndesishem pasi ndjenjat dhe rezistenca Antifashiste shqiptare do te ishin asgjesuar nga nazifashistet, pa kete kontribut te cmuar.

Lufta Nacional Clirimtare e atashoi Shqiperine ne krahun e duhur te historise, gjate Luftes se Dyte Boterore, ajo u fitua ne beteja te pergjakshme, ku dhane jeten bijte dhe bijat e popullit shqiptar. Ky pervjetor i konferences se Pezes perkon me 75-vjetorin e clirimit te Atdheut nga pushtuesit nazifashiste.

Qeveria ka ngritur komisionin e posacem per festimin e 75 vjetorit te clirimit  per te kremtuar kete ngjarje monumentale me nderimin qe i takon.

Organizatorët e pjesëmarrësit e ketij eventi historik meritojnë respekt e nderim, perjete për këtë hap historik që ndërmorën.

Të nderuar Pezakë, të nderuar miq,Peza është simboli i bashkimit dhe bashkëqeverisjes normale e të qendrueshme në dobi të vendit, duke realizuar keshtu edhe ëndrrën e atyre të rinjve që sakrifikuan jetën për zhvillim e dinjitet.

Konferenca e Pezes e organizuar nga besa e popullit te Pezes, deshmoi edhe njehere se shqiptaret bashkohen kur Atdheu i therret.

Ashtu si Lufta Nacional Clirimtare e rreshtoi Shqiperine ne krahun e aleances me progresiste te kohes, ne do te vazhdojme te jemi ne krahun e duhur te nje vendi te NATO-s dhe nje vendi qe aspiron per BE.

Unë uroj me gjithë shpirt që sot përmes festimeve të përcjellim mesazhin e madh se gjaku i bijve e bijave të këtij vendi pret që ne të shlyejmë borxhin që u kemi, duke ndërtuar të gjithë sëbashku një Shqipëri më të mirë dhe me aspirata drejt zhvillimit. 

Faleminderit.

 

 

 

 

 

 

Comments are closed.