Prefekti i Qarkut Tiranë priti ne takimin e radhës qytetarë të Qarkut
September 12, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në ceremoninë në nderim te 77 vjetorit të Konferencës së Pezës, të organizuar në Pezë.
September 16, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë organizoi takimin e përvitshëm në lidhje me mbarëvajtjen e procesit arsimor me institucionet qëndrore në nivel vendor dhe organet e qeverisjes vendore përgjegjëse.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019-2020, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, organizoi takimin e përvitshëm në lidhje me mbarëvajtjen e procesit arsimor me institucionet qëndrore në nivel vendor dhe organet e qeverisjes vendore përgjegjëse. Ne kete takim ishin te pranishem Nenkryetari I Bashkise Tirane Z.Andi Seferi, Nenkryetari I Bashkise Kamez Z.Prele Gjonpalaj, Nenkryetari i Bashkise Vore Hekuran Brahimaj, Nenkryetari i Bashkise Kavaje Z.Guxim Kola, Nenkryetari i Bashkise Rrogozhine Z.Xhavit Halili, Nenkryetarja e Keshillit te Qarkut Znj.Nertila Ndreu, Drejtoresha e Drejtorise Rajonale Durres Znj. Valentina Leka,  Zevendes drejtori I policies Tirane Z. Dhimitraq Ziu, drejtori i komisariatit te policise rrugore Z. Erion Ahmeti, perfaqesues te zyrave vendore arsimore Tirane, Kamez, Vore, Kavaje si dhe Rrogozhine etj. Mbledhja u hap nga Znj. Jahollari e cila falenderoi te ftuarit per pjesmarrjen si dhe filloi menjehere me rendin e dites duke diskutuar per marrjen e masave ne lidhje me problematikat me te ndjeshme qe kane te bejne me ceshtjen e arsimit. Gjithashtu në fjalën e tyre, përfaqësuesit e këtyre institucioneve bëne një prezantim të situates aktuale, problematikave, masave të marra si dhe sukseseve të arritura. Disa nga pikat më kryesore, tek të cilat u përqendrua vemendja, ishin gjendja infrastrukturore e institucioneve arsimore; risitë në procesin e shpërndarjes falas të librave shkollor si dhe siguria në ambientet shkollore. Në përfundim të takimit, Znj. Jahollari, theksoi rendësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm të të gjithë institucioneve arsimore dhe uroi pjesëmarrësit për një vit sa më të mbarë shkollor.

Comments are closed.