Sot, më datë 20.12.2019 Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari mori pjese në ceremoninë per dekorimin e disa punonjesve te Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi për veprimet dhe angazhimin e pas termetit te 26 nentorit, të organizuar nga Ministria e Brendshme. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ministri i brendshëm Z. Sandër Lleshaj, drejtori i përgjithshëm i policisë Z.Ardi Veliu, Ermonela Felaj deputete e partisë socialiste, zevendësministra, drejtorë e zyrtarë të lartë të shtetit. Në fjalën e tij Z.Lleshaj shprehu mirënjohje të thellë për punën heroike të bërë nga këto punonjës ku në disa raste kanë rrezikuar dhe jetën e tyre për shpëtimin e sa më shumë jetëve dhe nxjerrjen nga rrënojat të viktimave të tërmetit.