Prefekti i Qarkut Tiranë znj. Suzana Jahollari zhvilloi mbledhjen me grupin e Auditimit nga Ministria e Brendshme
July 26, 2018
Në Sallën e Takimeve të Prefektit të Qarkut Tiranë u zhvillua takimi i Prefektit të Qarkut Tiranë, zj. Suzana Jahollari, me përfaqësuesit e Bashkisë Kavajë dhe të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Durrës
July 30, 2018

Prefekti i Qarkut Tiranë, mori pjesë në demostrimin e bërë në Njësinë Administrative Vaqarr me objekt “Marrja e masave për shpëtimin e jetës së njerzve dhe mbrojtjen e pronës

Sot më datë 27.07.2018 Prefekti i Qarkut Tiranë, mori pjesë në demostrimin e bërë në Njësinë Administrative Vaqarr me objekt “Marrja e masave për shpëtimin e jetës së njerzve dhe mbrojtjen e pronës në kushtet e rënies së tërmetit dhe rënia e zjarrit në objekte social ekonomike.” Demostrimi u organizua nga Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës në bashkpunim me Forcat zjarrfikse të Bashkisë, Njësisë Administrative Vaqarr, forcat vullnetare, kryqin e Kuq te Tiranës.
Para fillimit të demostrimit Z.Endrid Bejko, bëri një ekspoze të masave që janë marrë nga Bashkia Tiranë për sensibilizimin dhe pergatitjen e efektivave zjarrfikës dhe forcave vullnetare për parandalimin e rënies së zjarreve.
Demosrtrimi u bë në kushte konkrete rënie zjarri, masast për evakuim të plagosurve në dëmtim objektesh nga tërmeti dhe largimi i të dëmtuarëve me forcat vullnetare, dhënia e ndihmës së parë nga kryqi i kuq etj.
Në përfundim të demostrimit Prefekti i Qarkut Tiranë, mblodhi gjithë pjesëmarrësit dhe i përgëzoi për demostrimin e bërë në kushte reale. Prefektja shtroi si detyrë parësore informimin e vazhdueshëm të popullatës si nëpërmjet medias së shkruar dhe vizive për rëndësinë dhe kujdesin e vazhdueshëm që duhet treguar për ruajtjen e pyjeve nga zjarri. Pasi, pakujdesia më e vogël na kushton në rënien e zjarreve. Përvoja nga rënia e zjarreve vitine kaluar, por edhe situata e zjarreve që kaluan vëndet fqinjë si Greqia, ku pakujdesia bëri që zjarri i rënë të marri jetë njerëzish dhe humbje kolosale vlerash materiale.
Prefektja dha detyrë që demostrimi i sotëm bërë në Njësinë Administrative Vaqarr, të vazhdojë edhe në njësitë e tjera administrative të Bashkisë Tiranë. Kjo do mundësojë që të rritet më shumë përgjegjësia dhe aftësia në pergatitjen për parandalimin e fatkeqësive nga zjarret.

Comments are closed.