Më datë 28.05.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, mori pjesë në Iftarin e organizuar nga Fondacioni Alsar me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit ku morën pjesë anëtarë të Qeverisë, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, përfaqësues të klerit në Tiranë, përfaqësues të pushtetit vendor etj. Në këtë Iftar u dhanë mesazhe urimi për paqe, begati, dashuri, ndërmjet komuniteteve të ndryshme të kombit tonë.