Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në iftarin e organizuar nga Bashkia Tiranë me rastin e muajit të Bekuar të Ramazanit
May 24, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në Iftarin e organizuar nga Fondacioni Alsar me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit
May 28, 2019

Nënprefekti për Vorën, Kavajën dhe Rrogozhinën organizoi takim në kuadër të zbatimit të detyrimeve ligjore për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit

Në datë 27.05.2019, Nënprefekti për Vorën, Kavajën dhe Rrogozhinën, organizoi një takim në Bashkinë  Vorë, me përfaqësues nga Komisariati i Policisë Vorë, përfaqësues të Drejtorisë së Pronave Publike dhe Pyjeve, të OSHEE-së, si dhe administratorë dhe kryepleq të njësive administrative të kësaj bashkie. Ky takim u organizua në kuadër të zbatimit të detyrimeve ligjore  për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. U diskutua forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në lidhje me intensifikimin e marrjes së masave kundër kultivimit të bimëve narkotike, çdo strukturë vendore të ushtrojë kontroll dhe sensibilizim në territorin që kanë përgjegjësi ligjore.

Comments are closed.