Më datë 31.05.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, mori pjesë në Iftarin e organizuar nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama me rastin e Muajit të Bekuar të Ramazanit ku ishin të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, anëtarë të Qeverisë, deputetë e ministra, përfaqësues të klerit në Tiranë, përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, përfaqësues të pushtetit vendorë, etj. Në këtë Iftar z. Rama uroi të gjithë besimtarëve agjerim të lehtë dhe të pranuar ku ndër të tjera, dha shumë mesazhe urimi për paqe, mirësi bashkëpunim, dhe dashamirësi me njëri tjetrin në te mirë te vendit tonë, për të ecur me hapa të shpejtë dhe të sigurt në rrugën drejtë integrimit europian.