Më datë 29.05.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, mori pjesë në Iftarin e organizuar nga Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me rastin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit ku morën pjesë gra dhe zonja intelektuale të qytetit te Tiranës. Në këtë Iftar u dhanë shumë mesazhe urimi ndër të tjera, znj. Jahollari mbajti fjalen e saj përshëndetëse ku uroi të gjithë besimtarët myslimanë dhe jo vetëm për një jetë të begatë, me mirësi dhe në harmoni me njëri tjetrin.