Sot më datë 26.04.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, mori pjesë në Konferencën Shkencore me temë: “Sfidat e planifikimit të mbrojtjes së vendit dhe përputhshmëria me procesin e planifikimit të NATO-s (NDPP)” të organizuar nga Komanda e Doktrinës dhe e Stërvitjes në Ministrinë e Mbrojtjes,nën kujdesin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH.
Në këtë konferencë u theksua nxjerrja në pah e rezultateve të kërkimit shkencor në fushën e Planifikimit të Mbrojtjes, konsolidimi i koncepteve, metodologjisë dhe zbatimi i tyre në përputhje me procesin e planifikimit të mbrojtjes së NATO-s (NDPP).