Më datë 23.10.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari mori pjesë në organizimin e “Ditës së Vizitorëve të Shquar”, qe u organizua nga Ministria e Mbrojtjes ku ishin të pranishëm përfaqësues nga vendi ynë dhe vendet pjesëmarrëse. Në kuadër të iniciativës “US-A5 Adriatic Charter” dhe “Memorandumit të Mirëkuptimit”, të nënshkruar në datën 4 tetor 2018 midis Forcave të Armatosura të vendeve të A5, urdhërit të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, nr. 177, datë 5.12.2018 “Për ngritjen e Grupit Ndërinstitucional për përgatitjen dhe zhvillimin në vendin tonë të stërvitjes rajonale për Emergjencat Civile, të koduar “Joint Reaction 19”, urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes, nr. 422, datë 25.03.2019 “Për planizimin dhe zhvillimin e stërvitjes rajonale për Emergjencat Civile të koduar “Joint Reaction 19”; u zhvillua stërvitja “Joint Reaction 19” në periudhën 21 – 24 tetor 2019. Në këtë stërvitje, morën pjesë përfaqësues nga US EUCOM dhe Garda Kombëtare e New Jearsey-it, përfaqësues nga vendet e A5 përkatësisht: Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kroacia, Bosnjë & Hercegovina dhe Kosova, si nga Forcat e Armatosura, ashtu edhe nga organizatat homologe të mbrojtjes civile. Stërvitja u zhvillua në Garnizonin “Skënderbej”; në Prefekturën Tiranë (te Stacioni MNZSH -21 Dhjetori në afërsi të Fakultetit të Inxhenierisë) ; Prefekturën e Durrësit ( Fushë Krujë) dhe stërvitjes në terren në rajonin Krastë – Krujë. Në kuadër të kësaj stërvitje, paraprakisht prej datës 14-18 tetor u zhvillua trajnimi i operatorëve. Në datën 18 tetor ora 11, me gjithë përfaqësuesit e istitucioneve pjesmarrëse të prefekturës së Qarkut Tiranë, nga Sektori i Emergjencave Civile të Prefekturës u planifikua një takim ku pjesmarrësit u njohën me sallën operative të krijuar në ambientet e statcionit të MNZSH-së Tiranë ndërkohë u instruktuan mbi detyrat dhe kushtet e stërvitjes që do të niste në datën 21 tetor.