Sot, më datë 23.05.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, mori pjesë në Panairin e Punës “Open Day”, organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës (UET). Në këtë Panair ishin të pranishëm Avokatja e Popullit, drejtues të Universitetit, profesorë, pedagogë dhe studentë të UET-së. Prefektja znj. Jahollari i dha rëndësi të veçantë çështjes së punësimit si një prioritet i Qeverisë dhe implementimit të çdo nisme të ndërmarrë nga qeveria. Muaji Maj është muaj i panaireve të punës, që krijon mundësinë e adresimit të kërkesave të të rinjve me kërkesat e tregut të punes. I sherben ndërtimit të një platforme efikase komunikimi e ndërveprimi mes aktorëve në tregun e punës, Qeverisë, sipërmarrjes, zyrave të punës, universiteteve dhe punë kërkuesve. Një nga nismat e qeverisë është Pakti për Universitetin ku ndër të tjera është zbatuar punësimi i studentëve ekselentë, integrimi i tyre në tregun e punës si dhe mundësi për praktika mësimore e profesionale. Gjithashtu, si një Institucion që përmbush detyrimet për të garantuar, zbatimin e programit politik të Qeverisë, në Qark, ofroi bashkëpunim institucional të studentëve të UET-së, si një mënyrë e mirë për ta, për tu njohur me administratën dhe funksionimin e saj.