Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari mori pjesë në promovimin e librit “Triptiku i Magjistarëve” të autorit Bashkim Shehu botuar nga shtëpia botuese “Toena”. Ky aktivitet u zhvillua në ambjentet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ku ishin të pranishëm shkrimtarë, autorë, dashamirës dhe kritikë të artit të cilët vlerësuan autorin Shehu për këtë libër kaq të çmuar për artin shqiptar. Znj.Jahollari vlerësoi z.Shehu për këtë vepër kaq cilësore si një vlerë e shtuar në botën e letërsisë shqiptare.