Sot, më datë 26.09.2019, Ministri i Brendshëm z.Sandër Lleshaj zhvilloi një takim në ambientet e Bashkisë Kamëz, si dhe inspektoi në terren problematikat e përmbytjes në Valiasin e Ri, në Frutikulturë etj. Për ecurinë e konstatimit e vlerësimit të banesave të dëmtuara nga termeti i datës 21 shtator dhe masat e marra për përballimin e përmbytjeve të datës 23 shtator, raportuan prefektja e Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari si dhe Kryetari i Bashkisë Kamëz Z. Rakip Suli. U raportua për punën e11 grupeve të konstatimit në terren, situata dhe masat emergjente që duhen marrë. Ministri i Brendshëm, z. Lleshaj në fjalën e tij kërkoi saktësimin e të dhënave për banesat e dëmtuara tërësisht, të cilat janë 34 banesa si dhe marrjen e masave për eleminimin e përmbytjeve. Në bashkëbisedim me specialistë të fushës, por dhe me qytetarë, Ministri i Brendshëm la detyra për marrjen e masave urgjente për pastrimin e kanaleve dhe kolektorëve si dhe siguroi mbështetje me mjet pune nga Ministria e Bujqësisë.