Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjese në ceremoninë ku iu akordua titulli “Nderi i Qarkut Tiranë” nga kryetari i Këshilli i Qarkut Tiranë.
February 14, 2020
Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë lidhur me nje nga prioritetet kryesore të qeverisë që duke filluar nga 1 janari i vitit 2020, shërbimet për qytetarët të jenë online.
February 18, 2020

Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjese në takimin konsultues për diskutimin e vlerësimit të sistemit kombëtar të Zonave të Mbrojtura

 

Është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Hotel Tirana International, takimi konsultues për diskutimin e vlerësimit të sistemit kombëtar të Zonave të Mbrojtura i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Parqeve të Shqipërisë.

Me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi, Prefektëve të qarqeve dhe drejtuesve të institucioneve qendrore e vendore, qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i rezultateve të arritura deri më sot lidhur me menaxhimin e Zonave të Mbrojtura.

Ky studim kish si qëllim përcaktimin me saktësi dhe në mënyrë të gjeoreferencuar të kufinje e zonave të mbrojtura, si dhe vlerësimin e mëtejshëm për shqyrtim të propozimeve të reja për t’u bërë pjesë e sistemit të zonave të mbrojtura.

 

Me krijimin e një sistemi të ri eficent i Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me të gjithë aktorët dhe vecanërisht me Prefektet e qarqeve, si kryetarë të Komiteteve të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore, Zonat e Mbrojtura sot ka një përshkrim më të plotë, gjë e cila do të shërbejë si rrugë për dije të reja dhe si bazë për hartimin e një Plani Kombëtar të Zonave të Mbrojtura.

Comments are closed.