Sot, më datë 10.07.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari mori pjesë në takimin që u organizua në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes ku u bë prezantimi i Projektligjit për Mbrojtjen Civile, ku morën pjesë Kryeministri i RSh, ShTZ Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, zëvendësministri Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandantë të forcave, Prefektët e Qarqeve, përfaqësues nga bashkitë dhe efektivë të FA. Në këtë takim u prezantua Projektligji “Për Mbrojtjen Civile”, i cili pritet të miratohet së shpejti në Kuvend. Ky ligj reformon tërësisht bazën ligjore, strukturore dhe organizative të mbrojtjes civile. Në fjalën e mbajtur, kreu i qeverisë Z.Rama, vuri në dukje mangësitë ligjore dhe strukturore të treguar gjatë dekadave të fundit dhe vlerësoi projektligjin e ri.