Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi një takim me znj. Valentina Leka, Drejtoresha Rajonale e Arsimit Parauniversitar me qendër në Durrës.
September 6, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë, bëri një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane
September 10, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në zhvillimin e mbledhjes se pare te Këshillit të ri të Qarkut si dhe konfirmimin e Kryetarit të Këshillit të Qarkut

Sot, më datë 09.09.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari mori pjesë në zhvillimin e mbledhjes se pare te Këshillit të ri të Qarkut, si dhe konfirmimin e Kryetarit të Këshillit të Qarkut z.Aldrin Dalipi. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm:  Sekretari I Përgjithshëm I Partisë Socialiste Z. Taulant Balla, Ministria e Shtetit për Parlamentin Znj. Elisa Spiropali, Kryetari I Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj, zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqesues të trupit diplomatik në Tiranë, anëtarët e këshillit të ri të Qarkut, si dhe përfaqësues të klerit në Shqipëri. Procesi i ceremonisë së konstitumit u zhvillua në ambjentet Pallatit të Kongreseve ku fjalën e hapjes së konstituimit e mori kryetari I Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj, dhe në zbatim të ligjit fjala u pasua tek këshilltarja më e vjetër e këshillit e cila vijoi me proçedurën normale të votimit ku u vertetua mandati i 39 anëtarëve të këshillit si dhe kryetarit të Këshillit të Qarkut. Procesi I konstituimit vijoi me fjalën përshendetëse nga kryetari I Këshillit të Qarkut Z. Dalipi I cili falenderoi të pranishmit për mbështetjen e treguar ndaj tij si dhe premtoi se me punë dhe përkushtim do të shërbejë për të ofruar me shumë mundësi, si dhe një model bashkëpunimi të shkëlqyer.

Comments are closed.