Prefekti i Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari në bashkëpunim me Zyrën e Administrimit të Burimeve Ujore Ishëm-Erzen- Mat zhvilloi mbledhjen e Këshillit të Basenit Ujor Erzen. Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.696, datë 30.10.2019 “Për përcaktimin e kufijve territorialë, hidrografikë të baseneve ujore në Republikën e Shqipërisë dhe të qendrës e përbërjes së këshillit të secilit prej tyre”, mbledhja u drejtua nga Znj. Jahollari në cilisinë e kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor me rend dite konstituimin e Këshillit të ri të Basenit Ujor KBU Erzen si dhe u morën vendimet për çështjet përkatëse të ditës. Këshilli i Basenit Ujor Erzen kryesohet nga Prefekti i Qarkut Tiranë, dhe ka në përbërje 15 anëtarë- përfaqësues në nivele drejtuese nga bashki, institucione lokale dhe grupe interesi.