Sot, më datë 03.10.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari në prezencë të sekretarit të përgjithshëm Z. Emil Konomi dhe përgjegjëses të sektorit juridik Znj. Sonila Rudi, priti në takim nënkryetarin e Bashkisë Kavajë Z.Guxim Kola si dhe sekretarin e këshillit bashkiak Z. Sulejman Merkja. Në këtë takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe u diskutua për ndjekjen e proçedurave ligjore në mbarëvajtjen e punës të këshillit bashkiak Kavajë.