Prefekti i Qarkut Tiranë në dt 19.06.2018 organizoi një takim me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile të Bashkisë Tiranë në Njesinë Administrative Farkë për masat e marra nga organet e vetëqeverisjes vendore dhe strukturat vendore për përballimin e emergjencave civile gjatë sezonit veror e vecanërisht për zjarret. Morën pjesë z. Erindi Bejko, Administratorët e Farkë, Krrabë, Petrele, Dajt, kryepleqtë e fshatrave nga zjarrfikset, policia bashkiake, federata e vullnetarëve . Diskutuan për masat e marra Administratorët e Nj. Adm , policia e kryepleqtë. Në fjalën e saj zj. Jahollari e vuri theksin te parandalimi i situatave emergjente, sensibilizimi e veprimi i koordinuar në raste zjarri. Penalitete të rënda për ata që nuk kryejnë detyrën sipas ligjit dhe mediatizim i zjarrvënësve të qëllimshëm dhe penalizimi i tyre . Cdo javë administratorët do informojnë me shkrim për monitorimin e situatës dhe do përgatisin hartat me zonat e rrezikshme. Takime të tilla do organizohen dhe në njësitë e tjera administrative.