Sot, më datë 29.10.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari priti në takim deputetin e zonës së Kamzës z.Eljo Hysko si dhe nënkryetarin e bashkisë Kamëz Z.Prelë Gjonpalaj. Në këtë takim u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në lidhje me situatën post termet në Bashkinë Kamëz. Znj. Jahollari kërkoi përgjegjshmëri të plotë në zbatim të ligjit për vlerësimin e saktë të dëmeve te shkaktuara dhe numrin real të familjeve të cilët kanë ngelur pa shtëpi si pasojë e shkatërrimit nga termeti i datës 21.09.2019.