Sot, më datë 31.07.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari priti në takim Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjensisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, Znj. Gerta Lubonja, e cila prezantoi drejtoreshën e re të zyrës së basenit ujor Ishëm-Erzen-Mat, Znj.Anastasi Meci me Prefekten e Tiranës. Në këtë takim u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për mbarëvajtjen ligjore të Këshillit të Basenit ujor.