Sot, më datë 24.05.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, priti në takim pedagoge dhe studentë të Shkollës së Lartë Universitare, Jopublike ‘‘Wisdom University‘‘. Në këtë takim u diskutua rreth bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe u njohën me misionin dhe detyrat e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë. U theksua që strategjia kombëtare e punësimit, nismat e ndërmarra nga Qeveria, krijojnë mundësinë institucionale për të përfituar një praktikë profesionale, për të mësuar nga afër funksionimin e administratës publike. Punësimi i studentëve ekselentë, si dhe integrimi i tyre ne tregun e punës është një nga prioritetet më të mëdha të Qeverisë.