Sot, më datë 18.11.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari priti në takim Prefektin e Qarkut Durrës z.Roland Nasto, drejtorin e ujitjes dhe kullimit Durrës Z.Elton Varaku, perfaqësuesi i Hec Murdhar Z.Skender Zela si dhe nënkryetarin e Bashkisë Shijak Z.Nazmi Kondo. Në këtë takim u diskutua për problemin e krijimit të përmbytjeve ne grykëderdhjen e lumit Erzen në Shijak i cili u inspektua nga grupi i perbashkët në terren, si dhe për mënyrën e zgjidhjes së këtij problemi duke parandaluar rastin e një përmbytjeje të mundshme gjatë ditëve më shi.