Sot, më datë 21.02.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari priti në zyrë Kryetarin e Bashkisë Vorë në detyrë z.Hekuran Ibrahimaj. Znj.Jahollari uroi kryetarin për detyrën e re, si dhe theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim mbarëvajtjen e punës dhe realizimin me sukses të detyrave të ndërsjellta. Tema më e rëndësishme për të cilën u diskutua ishin problematikat në lidhje me ndjekjen e situatës pas termetit të datës 26 Nëntor 2019, si dhe masat e marra për zgjidhjen më të mirë të mundshme të pasojave të kësaj fatkeqësie natyrore.