Sot, më datë 01.12.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë Znj. Jahollari sëbashku me Kryetarin e Bashkisë Kamëz Z. Suli inspektuan pallatet e dëmtuara në zonën e Valiasit të Vjetër. Faza e inspektim-vlerësimit po vijon normalisht dhe me ritme të shpejta duke ju përgjigjur në kohë çdo qytetari. Prefekti i Qarkut Tiranë gjen edhe njëherë rastin t’ju bëj thirrje për qetësi dhe se institucionet e Republikës së Shqipërisë janë në gatishmëri të plotë në çdo moment.