Prefekti I Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari sëbashku me stafin e Institucionit të Prefekturës në bashkëpunim me Bashkinë Vorë vazhduan inspektimet gjatë ditës së sotme pranë disa familjeve të dëmtuara nga termeti në zonën e fshatit Kuç në Bashkinë Vorë. Këtyre familjeve iu ofrua ndihmë mjekësore si dhe mbështetje me ilaçe dhe materiale të tjera sipas nevojave dhe kërkesave te secilës nga këto familje të dëmtuara si pasojë e termetit. Këto ndihma u dhuruan nga fondacionit ERA Emergency Reaction Albania të cilët ofruan mbështetjen e tyre për ti ardhur në ndihmë banorëve të fshatit Kuç, Bashkia Vorë.