Sot, më datë 30.09.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari sëbashku me Zevendës Ministrin e Brendshëm Z.Juljan Hodaj pritën në takim Ministrin e Brendshëm të Kosovës Z.Ekrem Mustafa. Në këtë takim ishin të pranishëm Ambasadori i Kosovës Z.Sylë Ukshini si dhe zevendës drejtoresha e policisë vendore Znj.Aida Hajna. Në këtë takim Z.Mustafa, në emër të Qeverisë së Kosovës shprehu solidaritetin me qytetarët shqiptarë të prekur nga kjo situatë dhe theksoi se qëllimi i vizitës është identifikimi i nevojave dhe mundësive që ka Kosova për ndihmë. Zv.ministri Hodaj vlerësoi dhe falenderoi Z.Mustafa për solidaritetin e treguar nga qytetarët e Kosovës. Znj.Jahollari pasi falenderoi popullin e Kosovës për solidaritetin e treguar, dha një vlerësim të situatës në qark duke cituar se pas përfundimit të fazës së parë të verifikimit të problemeve, po vijohet paralelisht edhe me ndërhyrjen sipas prioriteteve të caktuara.