Prefekti i Qarkut Tiranë, Z.Mersin Murataj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Planifikimit, Përballimit të Emergjencave Civile të Qarkut, organizoi sot takimin e radhës me strukturat e Bashkisë Kamëz. Dy nga çështjet të cilat u diskutuan ishin:
Funksionimi i skemave të informimit dhe paralajmërimit të hershëm në raste fatkeqësish;
Përditësimi i të dhënave për resurset që disponon qarku, bazën materiale dhe teknike nën administrimin shtetëror dhe privat, si dhe përcaktimin e mënyrës së përdorimit të tyre në rast emergjencash.
Në takim morën pjesë Nënkryetari i Bashkisë, Shefi i Komisariatit, Drejtori i Emergjencave Civile , si dhe Drejtori i Shërbimit Pyjor të Bashkisë Kamëz.