Sot, më datë 05.02.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari zhviilloi nje takim me Kryetarin e Bashkisë së Peqinit dhe nënprefektin e Prefekturës Elbasan për Bashkinë e Peqin z.Edmond Xhani. Në këtë takim ku ishin të pranishëm dhe përfaqesues të zyrës arsimore të Bashkisë Peqin dhe të Drejtorisë Arsimore të Elbasanit, u diskutua rreth bashkëpunimit në lidhje me planifikimin, implementimin e politikave, programimin, dhe nxitjen e të rinjve për arsimin profesional. Shkëmbimi i mendimeve dhe ideve për nxitjen dhe krijimin e mundësive për arsimimin profesional të të rinjve, krijoi një klimë shum të frytshme në këtë takim.