Prefekti i Qarkut Tiranë priti në takim përfaqësuesin e firmës private të ndërtimit Salillari, z. Ermal Salillari
July 24, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi kostituimin e Këshillit të ri bashkiak si dhe Kryetarit të ri të Bashkisë Kavajë, Z. Redi Krali
July 30, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi kostituimin e Këshillit të ri bashkiak si dhe Kryetarit të ri të Bashkisë Rrogozhinë, Z. Haxhi Memodha

Sot, më datë 30.07.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, zhvilloi kostituimin e Këshillit të ri bashkiak si dhe Kryetarit të ri të Bashkisë Rrogozhinë, Z. Haxhi Memodha ku ishin të pranishëm Ministria e Shtetit për Parlamentin, Znj. Elisa Spiropali, deputeti i zonës, Z. Arben Ahmetaj, si dhe anëtarë të këshillit bashkiak, punonjës të bashkisë, si dhe qytetarë të cilët mbeshtetën kryetarin e ri në detyrë. Proçesi i ceremonisë u zhvillua në Ambjentet e Bashkisë Rrogozhinë, në zbatim të plotë të ligjit ku fjalën e hapjes së ceremonisë e mbajti anëtari me i vjetër i këshillit bashkiak. Fjalimi kryesor i ceremonisë u mbajt nga Znj. Jahollari e cila mbështeti dhe inkurajoi Kryetarin e ri të Bashkisë për detyrën e re, sa të vështirë po aq dhe fisnike në shërbim të komunitetit të tij. E veçanta e kësaj ceremonie ishte dhe dorëzimi i mandatit nga kryetari paraardhës, Z. Beqir Nuredini, i cili përshëndeti dhe uroi Z. Haxhiaj për detyrën e re.

Comments are closed.