Me datë 01.08.2018 Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhjen me Komisionin Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë.
Në këtë mbledhje u morën gjithsej 10 vendime për pavlefshmëri të pjesshme të AMTP-ve, nga të cilat:
19 AMTP të shqyrtuara;
309 558 m2 të verifikuara (sipas amtp-ve);
152 769 m2 sipërfaqe shfuqizuar (sipas amtp-ve);
52 863 m2 të kthyera në pronësi shtet;
1 613 248 lekë detyrim pagim vlere.
Gjithashtu, u morën vendime administrative për ndërprerjen e procedurës administrative për 6 dosje, për të cilat u kërkua nga Njësite Administrative dhe Bashkitë përkatëse plotësimi i dokumentacionit sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 994, datë 09.12.2015, duke specifikuar rast pas rasti mangësitë e konstatuara.
Vendimet e mësipërme u përkasin Njësive Administrative Farkë, Vaqarr, Petrelë, Dajt, si dhe Bashkia Vorë dhe Kamëz.