Prefekti i Qarkut Tiranë priti në ambjentet e institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë Hirësinë e tij, Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
January 16, 2020
Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Bregdetit pranë Ministrisë së Turizmit, me qëllim pasqyrimin e situatës aktuale të personave të prekur nga termeti që vazhdojnë të jenë ende të strehuar në Hotele.
January 20, 2020

Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhjen për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1108, datë 30.12.2015,, “Për transferimin nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave te bashkitë të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”.

Sot, më datë 17.01.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi mbledhjen për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1108, datë 30.12.2015, “Për transferimin nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave te bashkitë të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Enea Hoti, nënkryetar i Bashkisë Tiranë, Z. Andi Seferi, Drejtori Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Durrës, Z. Elton Varaku etj. Në këtë takim u diskutua për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1108, datë 30.12.2015, në të cilën u adresua ecuria, problematikat dhe rruga e zgjidhjes së shpejtë në lidhje me finalizimin e procesit të transferimit të aseteve të ujitjes dhe kullimit nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural te Bashkia Tiranë. Në fund të takimit Prefekti i Qarkut Tiranë la detyrat përkatëse për t’u ndjekur nga institucionet pjesëmarrëse.

Comments are closed.