Ditën e sotme Prefekti i Qarkut Tiranë znj. Jahollari, zhvilloi një vizitë në Bashkinë Vorë ku pa nga afër punën e specialistëve të Institutit të Ndërtimit lidhur me vlerësimin e dëmtimeve në objektet shumëkatëshe. Këto inspektime asistohen edhe nga inxhinierët e Institucionit të Prefektit. Në fund të vizitës znj.Jahollari takoi zv. Ministrin Hantin Bonati i cili është Drejtuesi Rajonal i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile për Bashkinë Vorë lidhur me situatën post tërmet. Gjithashtu u vizituan qytetarët e strehuar në kampin e ngritur ku Prefekti u njoh me kushtet e strehimit të tyre.