Prefekti i Qarkut Tiranë , e shoqëruar nga stafi i Sektorit të Emergjencave Civile të Prefekturës, bëri një ispektim për familjet e dëmtuara nga tërmeti në Njësitë Administrative Vaqarr dhe Pezë.
December 18, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjese në ceremoninë per dekorimin e disa punonjesve te Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi për veprimet dhe angazhimin e pas termetit te 26 nentorit.
December 20, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi takimin e radhës me Sektorin e Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara.

 

 

Në vijim të raportimeve në lidhje me analizimin e punës së bërë nga sektorët e institucionit gjatë vitit 2019, Prefekti i Qarkut Tiranë Znj. Jahollari, zhvilloi takimin e radhës me Sektorin e Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara. Raportimi konsistoi në paraqitjen e punës së bërë, sukseset e arritura dhe problematikat e ndryshme që janë hasur gjatë monitorimeve të kryera gjatë këtij viti. Specialistët prezantuan punën e tyre individuale, objektivat e arritur gjatë vitit 2019, sukseset dhe më pas sfidat për vitin 2020. Znj. Jahollari falenderoi të gjithë punonjësit e këtij sektori për punën e bërë, bashkëpunimin me njëri-tjetrin si dhe theksoi se nuk duhet të rreshtin së ekzistuari profesionalizmi dhe sensi i përgjegjësisë nga të gjithë.

Comments are closed.